“Turi Çiklistik i Shqipërisë 2026”, policia publikon planin e masave; akset rrugore që bllokohen, oraret dhe datat

“Turi Çiklistik i Shqipërisë 2026”, policia publikon planin e masave; akset rrugore që bllokohen, oraret dhe datat

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave që ka marrë për mbarëvajtjen e turit çiklistik të Shqipërisë që do të zhvillohet nga 18 deri në 22 maj. Në aktivitet do të marrin pjesë skuadra çiklistike nga Shqipëria, vendet e Ballkanit dhe Europa. Nisur nga fakti se Turi i 83-të Çiklistik i Shqipërisë do të përshkojë disa nga akset dhe qytetet kryesore të vendit, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të posaçëm masash, i cili do të angazhojë strukturat vendore të Policisë, shërbimet e Policisë Rrugore dhe strukturat mbështetëse, me objektiv garantimin e rendit publik dhe sigurisë rrugore, eskortimin e çiklistëve dhe mbarëvajtjen e aktivitetit gjatë gjithë itinerarit. Itinerari i etapave do të jetë si më poshtë: -Etapa I-data 18.05.2026 Orari i bllokimit: 12:00...