“Turi Çiklistik i Shqipërisë 2026”/ Policia e shtetit publikon planin e masave për mbarëvajtjen e aktivitetit, ja cilat akse do bllokohen
Policia e Shteti ka publikuar planin e masave për mbarëvajtjen e “Turit Çiklistik të Shqipërisë 2026”. Në njoftimin e saj policia ka njoftuar se cilat akse rrugore në Shqipëri do të bllokohen dhe në cilat orare do ndalohet qarkullimi në to Njoftimi i Policisë së Shtetit: Aktiviteti, i ndarë në 5 etapa, do të zhvillohet në territorin e Republikës së Shqipërisë, më datat 18, 19, 20, 21 dhe 22 maj 2026, dhe do të organizohet në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Çiklizmit, Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, si dhe me bashkitë përkatëse. Në aktivitet do të marrin pjesë skuadra çiklistike nga Shqipëria, vendet e Ballkanit dhe Europa. Nisur nga fakti se Turi i 83-të Çiklistik i Shqipërisë do të përshkojë...
Burimi:
top-channel.tv