Trump shton presionet: Groenlanda, territor amerikan që nga ky vit
Presidenti Donald Trump, i cili ka ushtruar presion që SHBA-ja të blejë Groenlandën, vazhdoi të insistojë për këtë çështje edhe të martën, shkruan Fox News. “Pata një telefonatë shumë të mirë me Mark Rutte, Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, në lidhje me Groenlandën. U dakordësuam për një takim të palëve të ndryshme në Davos, Zvicër. Siç ua kam bërë shumë qartë të gjithëve, Grenlanda është thelbësore për Sigurinë Kombëtare dhe Botërore. Nuk ka kthim pas — për këtë, të gjithë janë dakord!” deklaroi presidenti në një pjesë të një postimi në Truth Social. Trump pritet të flasë në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror të mërkurën. Në një postim tjetër, Trump ndau një grafik që dukej se paraqiste Sekretarin e Shtetit Marco Rubio dhe Zëvendëspresidentin JD Vance duke...
Burimi:
gijotina.com