Troje, vila e dhjetëra apartamente, pasuritë marramendëse të ‘bosit të bosëve’ të kokainës Salvadore Aliut
Mes kompanive në zotërim, trojeve, vilave, apartamenteve dhe llogarive bankare, janë mbi 220, pasuritë, të cilat i janë sekuestruar Isa Aliut, vëllait të Salvadore Aliut, ‘bosit të bosëve’ të drogës. Emrat e të dyve, ishin pjesë e 10 urdhër arresteve të lëshuar me vendim të GJKKO-së, ndaj një prej rrjeteve më të rrezikshme të trafikut ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine në vende të ndryshme të Evropës. Pasuritë në emër të Isa Aliut, dyshohet të jenë fryt i pastrimit të parave të narkotrafikut, përmes aktiviteteve tregtare e kryesisht ndërtimit dhe sektorit imobiliar. Sipas dosjes hetimore, të dy vëllezërit mendohet të kenë ricikluar 30 milionë euro, të futura në Shqipëri përmes rrugëve të ndryshme, kryesisht transportit në cash. Aktivitetin e tij, si sipërmarrës, Isa Aliu e...
Burimi:
sot.com.al