Tritol apo defekt elektrik? Banori humb jetën nga shpërthimi në Shkodër, OSHEE ‘ping-pong’ me Policinë

Tritol apo defekt elektrik? Banori humb jetën nga shpërthimi në Shkodër, OSHEE ‘ping-pong’ me Policinë

PAMJET NGA VENDNGJARJA SHKODËR- Hysni Ymeri rreth 55 vjeç ka humbur jetën si pasojë e shpërthimit në hyrjen e një pallati në Shkodër. Policia me anë të një njoftimi zyrtar raportoi se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një shpërthimi në një nga panelete e matëseve të energjisë elektrike.  "Rreth orës 10:10, në lagjen “Manush Alimani”, në hyrjen e një pallati, dyshohet se ka shpërthyer paneli i matësave të energjisë elektrike. Si pasojë u dëmtua një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 55 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër,"-thuhet në njoftimin e policisë. Por nga ana tjetër Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka hedhur poshtë deklaratën e Policisë. Sipas OSHEE, shpërthimi nuk ka ndodhur shkak të boksit të matësave në pallat. "Në lidhje me ngjarjen...