Trekëndëshi Dubai-Holandë-Tiranë, SPAK zbulon shifra dhjetëra mln euro në kriptovalutë të grupit nga Elbasani

Trekëndëshi Dubai-Holandë-Tiranë, SPAK zbulon shifra dhjetëra mln euro në kriptovalutë të grupit nga Elbasani

Guardia Civil spanjolle kuptoi që ajo që kishte në dorë ishte një “faturë dore” e një rrjeti global që lëvizte miliona euro nga trafiku i drogës përmes një sistemi financiar paralel, të padukshëm për bankat, por të lexueshëm për ata që dinin të interpretonin kodin dixhital të botës së krimit. “Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe pasja në vëmendje e parasë dixhitale është hapi domosdoshëm që ky sektor të mos mbulohet me vellon e pastrimit të parave dhe e një sektori të errët. Kriptovaluta nuk domosdoshmërisht është një sektor i errët,” u shpreh Nadia Elbasani, pedagoge. “SPAK ka vendosur sekuestro mbi asete dixhitale, që kanë qenë në bitcoin apo kriptomonedha të tjera, kjo falë edhe bashkëpunimit me organet ligjzbatuese të huaja. Por gjithmonë vetëm në momentet që është...