Travel And Tour World: Shqipëria, mes thesareve të fshehura të Europës për turizëm të qetë

Travel And Tour World: Shqipëria, mes thesareve të fshehura të Europës për turizëm të qetë

Shqipëria po konsolidohet gjithnjë e më shumë si një nga destinacionet më tërheqëse të Europës për turistët që kërkojnë qetësi, autenticitet dhe përvoja reale, larg kaosit të turizmit masiv. Shumë media ndërkombëtare e kanë përfshirë Shqipërinë në listën e ashtuquajturve “thesare europiane të fshehura”, vende që ofrojnë pushime të qeta, natyrë të paprekur dhe trashëgimi kulturore të pasur. Në këtë listë, Shqipëria renditet përkrah vendeve si Luksemburgu, Mali i Zi, Lituania, Estonia, Letonia, Lihtenshtajni, destinacione që po tërheqin gjithnjë e më shumë udhëtarë që preferojnë eksperienca cilësore dhe jo masa turistësh. Riviera Shqiptare dhe trashëgimia kulturore, pika të forta të turizmit Artikulli vë theks të veçantë te Riviera Shqiptare, e cilësuar si një nga zonat bregdetare më të bukura dhe ende relativisht të paeksploruara të...