Transportonte emigrantë të paligjshëm me qëllim kalimin ilegal në shtetet e BE, pranga 38-vjeçarit dhe bashkëpunëtorit të tij

Transportonte emigrantë të paligjshëm me qëllim kalimin ilegal në shtetet e BE, pranga 38-vjeçarit dhe bashkëpunëtorit të tij

Një 38-vjeçar është arrestuar pasi u kap duke transportuar katër emigrantë të paligjshëm drejt Kukësit, me qëllim hyrjen në shtetet e Bashkimit Europian. Po ashtu në pranga ra dhe bashkëpunëtori i tij, 35-vjeçar. Njoftimi: Transportonte drejt Kukësit, 4 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht në shtetet e BE-së, arrestohet 38-vjeçari. Vihet në pranga dhe bashkëpunëtori i tij. Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 2 celularë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat i hetimeve të kryera gjatë disa javëve, me metoda speciale, me qëllim dokumentimin e veprimtarisë kriminale të 2 shtetasve që bashkëpunonin për aktivitetin e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, finalizuan operacionin e koduar “Relay 4”. Si rezultat i operacionit u arrestuan shtetasit: A. C.,...