Trajneri “ngushëllohet” me ata që shkruan historinë, debutim me humbje i Rolando Maran në Kombëtare

Trajneri “ngushëllohet” me ata që shkruan historinë, debutim me humbje i Rolando Maran në Kombëtare

Rolando Maran debutoi me humbje te Kombëtarja shqiptare. Kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 0-1 nga Izraeli në stadiumin “Air Albania”. Golin e vetëm të miqësores e shënoi Oskar Gloukh në minutën e 73-të.Maran mund të ngushëllohet me faktin që dy trajnerë që shkruan historinë me Shqipërinë, po ashtu debutuan me humbje. Fillimisht Xhani De Biazi, që njihet edhe si mik i Maran, ishte në stol për një miqësore në ndeshjen e parë.Shqipëria u mposht në transfertën e Gjeorgjisë me rezultatin 2-1. Ishte shkurti i vitit 2012. De Biazi më pas u bë trajneri i parë që dërgoi Shqipërinë në një kompeticion si Europiani.Trajneri i dytë që u bë pjesë e historisë me kuqezinjtë ishte Silvinjo. Tekniku brazilian po ashtu debutoi me humbje, ndërsa Kombëtarja humbi...