Tragjedi në aksin Lezhë–Milot, 50-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga një automjet

Tragjedi në aksin Lezhë–Milot, 50-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga një automjet

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku një 50-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës, rreth orës 23:00. Sipas informacioneve paraprake të Policisë, automjeti drejtohej nga shtetasi me inicialet A.P., rreth 42 vjeç, i cili përplasi këmbësorin G.T., rreth 50 vjeç. Për shkak të plagëve të marra, 50-vjeçari ndërroi jetë në vendngjarje. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, ku po kryhen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në këtë ngjarje tragjike.