Trafiku i kokainës nga Amerika e Jugut, Gjykata në Itali dënon me 100 vite burg klanin Çela, 29 vjet për vëllezërit…
100 vite burg në total, vendosi Gjykata e Breshias për 15 anëtarë të klanit Çela, mes të cilëve edhe vëllezërit nga Elbasani, Shkëlqim dhe Gerardo Pashja. Gjatë procesit me gjykim të shkurtuar, Pashjat u dënuan me 29 vite burg gjithsej. Sipas hetimeve klani shqiptar i lidhur me Suel Çelën, kishte ngritur në Breshia një bazë të trafikut të drogës. Bashkëpunëtorë në transportin dhe magazinimin e drogës kishin 45-vjeçarin Simone Paolisso, 57-vjeçarin Roberto Gottardi dhe 38-vjeçarin Fabrizio Manza. Një tjetër banor i zonës, Marco Morandi, mbante lidhjet me nivelet më të larta të organizatës. Nga droga e shitur me pakicë në lokalet e zonës së Liqenit të Gardës, Veronës dhe Breshias, hetuesit arritën të rindërtonin rrugët e trafikut të lëndës narkotike. Në nëntor të vitit 2021,...
Burimi:
sot.com.al