Trafiku i klandestinëve në Gjirokastër, arrestohet i riu (VIDEO)

Trafiku i klandestinëve në Gjirokastër, arrestohet i riu (VIDEO)

POLICIA E SHTETIT Në vijim të kontrolleve dhe hetimeve, të kryera me objektiv parandalimin dhe goditjen e rasteve të transportimit kundrejt pagesave, të emigrantëve nga vendet MENA, që synojnë të kalojnë në shtetet e BE-së, në kundërshtim me ligjin, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë së Kufirit të Gjelbër, Kakavije, finalizuan operacionin e koduar “Tranzit”. Gjatë operacionit, u arrestua shtetasi F. D., 23 vjeç, banues në Durrës. Ai u kap në flagrancë, në vendin e quajtur “Ura e Glinës”, duke transportuar me automjet tip “Volkswagen”, 5 emigrantë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.