Trafiku i armëve Kosovë-Shqipëri/ 27-vjeçari, hyri nga dogana e Morinës me 12 pistoleta! U shiti 2 copë dhe agjentëve të infiltruar

Trafiku i armëve Kosovë-Shqipëri/ 27-vjeçari, hyri nga dogana e Morinës me 12 pistoleta! U shiti 2 copë dhe agjentëve të infiltruar

Dukagjin Berisha TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i zhvilluar në Tiranë ku u godit një rast i trafikut të armëve nga Kosova në Shqipëri. Në pranga u vendos një 27-vjeçar nga Kosova Dugagjin Berisha, do të udhëtonte drejt Tiranës dhe më pas drejt Freskut për të shitur pistoletat. Mësohet se i riu është mbajtur në vëzhgim që në momentin që ka kaluar në Pikën Kufitare të Morinës dhe ka hyrë në territorin e Shqipërisë me makinën “Volkswagen”. Më herët, Berisha i ka shitur 2 armë zjarri agjentëve të infiltruar në Fresk, për të dokumentuar veprimtarinë e paligjshme të trafikimit të armëve.  Ndalimi i 27-vjeçarit nga Kosova Dugagjin Berisha u bë në dalje të Unazës së Madhe, pranë mbikalimit të Tufinës. Gjatë kontrollit autoritetet sekuestruan 12 armë, pistoleta...