Trafikonte armë zjarri në Tiranë/ Arrestohet 27-vjeçari nga Kosova, sekuestrohen 12 pistoleta dhe municion luftarak
Policia e Tiranës ka goditur një rast të trafikimit të armëve të zjarrit, duke sekuestruar 12 pistoleta dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se do të shiteshin në zonën e Freskut. Si rezultat i operacionit të koduar “Barriera”, u arrestua në flagrancë shtetasi D. B., 27 vjeç, banues në Kosovë, poseduesi i armëve. Operacioni u finalizua nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, pas disa javësh hetimesh të kryera me metoda proaktive, në kuadër të parandalimit dhe goditjes së trafikimit të armëve të zjarrit. Gjatë ndërhyrjes, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan automjetin e dyshuar në dalje të Unazës së Madhe, pranë...
Burimi:
top-channel.tv