Trafikim droge në 4 episode, Moisi Habilaj dënohet me 10 vjet burg, 8 për ‘financierin’ e grupit

Trafikim droge në 4 episode, Moisi Habilaj dënohet me 10 vjet burg, 8 për ‘financierin’ e grupit

Moisi Habilaj TIRANË-Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e ka dënuar Moisi Habilajn me 15 vjet burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i ulet në 10 vjet burg. Habilaj është shpallur fajtor për trafikim droge në 4 episode gjatë viteve 2013-2017 në Shqipëri dhe Itali.  Ndërkohë, Nezar Seiti, i cilësuar si ‘financieri’ i grupit Habilaj, u dënua me 12 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar duhet të kryej 8 vite heqje lirie. Lidhur me akuzat për trafik droge, është pushuar çështja për Fatmir Minajn e Maridian Sulajn. Njoftimi i GJKKO-së: 1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale në ngarkim të të pandehurve Moisi Habilaj, Nezar Seiti, Fatmir Minaj...