Trafik droge nga Shqipëria në Greqi, arrestohet një person në Kapshticë

Trafik droge nga Shqipëria në Greqi, arrestohet një person në Kapshticë

Një operacion i përbashkët mes Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe Policisë Kufitare dhe Migracionit ka çuar në sekuestrimin e një sasie të lënde narkotike në pikën kufitare të Kapshticë. Sipas informacioneve, në pranga është vënë një shtetas grek, i cili u kap teksa tentonte të kalonte drejt Greqisë me rreth 30 kilogramë kanabis të fshehur në automjet. Hetimet paraprake tregojnë se droga ishte fshehur në një hapësirë të modifikuar posaçërisht në mjet, me qëllim shmangien e kontrollit kufitar. Dyshohet se lënda narkotike është siguruar në territorin shqiptar dhe kishte si destinacion tregun grek. Policia ndërhyri menjëherë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, duke bërë të mundur zbulimin e drogës dhe arrestimin e drejtuesit të mjetit. Ndërkohë, autoritetet bëjnë me dije se hetimet vijojnë...