Tokat rrezikojnë të kthehen në këneta/ Prej tre muajsh nën ujë, fermerët në Kuçovë: Bashkia asnjë ndërhyrje te kanalet
Tokat bujqësore në Salcë-Kozarë të Kuçovës janë prej tre muajsh nën ujë. Uji ka mbetur që prej muajit janar, kur lumi Seman doli nga shtrati dhe nuk po tërhiqet nga tokat bujqësore. Të ndodhur në këto kushte, fermerët i kanë braktisur mbjelljet e sezonit, pasi vetë ata nuk mund të largojnë baltën dhe ujin, duke shprehur frikën për kthimin e tokave në kënetë. Ata thonë se bashkia e Kuçovës nuk ka marrë asnjë masë për pastrimin e kanaleve, të cilat janë të gjitha të bllokuara. Zona e Salcë-Kozares është ekonomia më e madhe bujqësore e bashkisë Kuçovë në qarkun e Beratit. Lumi Seman i ka përmbytur tre herë që nga nëntori i 2025 dhe janari i 2026, por deri tani, përveç premtimeve për ndihmë, fermerëve...
Burimi:
top-channel.tv