Tjetërsimi i tokave në Livadhë të Himarës, Apeli lë në fuqi dënimin për ish-kryebashkiakun Jorgo Goro

Tjetërsimi i tokave në Livadhë të Himarës, Apeli lë në fuqi dënimin për ish-kryebashkiakun Jorgo Goro

jorgo goro TIRANË- Apeli i Posaçëm i GJKKO-së ka lënë në fuqi dënimin ndaj ish-kryetarit të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, në lidhje me çështjen e tjetërsimit të një prone në zonën e Livadhës. Goro ishte dënuar me 2 vite e 20 ditë burg për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu ul në 1 vit e 4 muaj. Ai qëndroi në paraburgim për rreth 17 muaj. Ndërsa më 29 gusht të vitit të kaluar, ish-kryebashkiaku fitoi lirinë pasi kishte shlyer dënimin e reduktuar. Jorgo Goro u arrestua më 23 mars 2024 me urdhër të SPAK-ut dhe më pas me masa sigurie dhe vendime të GJKKO-së, në lidhje me dy raste “shpërdorim detyre”. Goro u kallzua nga Fredi Beleri me pretendimin se...