Tjetërsimi i pronave në Dibër/ Falsifikuan dokumentet, masa sigurie për 14 punonjës të Kadastrës dhe përfituesit

Tjetërsimi i pronave në Dibër/ Falsifikuan dokumentet, masa sigurie për 14 punonjës të Kadastrës dhe përfituesit

Një operacion i gjerë policor i koduar “Tjetërsimi” ka çuar në goditjen e një skeme të dyshuar kriminale për tjetërsimin e paligjshëm të pronave në Dibër. Pas një hetimi 7-mujor, Policia ka ekzekutuar 14 masa sigurie ndaj punonjësve dhe ish-punonjësve të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si dhe ndaj disa personave të dyshuar se kanë përfituar nga falsifikimi i dokumenteve. Ndërkohë, tre persona të tjerë, mes tyre një ish-drejtor i Kadastrës Dibër dhe një notere, janë shpallur në kërkim. “Dibër/Finalizohet operacioni i koduar ‘Tjetërsimi’. Operacioni, rezultat i një hetimi 7-mujor, për zbardhjen e një skeme kriminale të falsifikimit të dokumenteve, me qëllim tjetërsimin e kundërligjshëm të pasurive të paluajtshme. Ekzekutohen 14 masa sigurie, për punonjës/ish-punonjës të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Dibër, dhe për disa shtetas, familjarë...