Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Tiranë nën hetim/ Sekuestrohet kazino e fshehur, arrestohet një i dyshuar
Policia e Shtetit Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale operacioni policor i koduar “Fishat”. Evidentohet një rast i përshtatjes së një godine trekatëshe për kazino dhe përdorim droge. Sekuestrohen miliona lekë, euro dhe dollarë, kokainë, makineta, tavolinë pokeri, letra bixhozi etj. Vihet në pranga përgjegjësi i kazinosë, si dhe shpallet në kërkim organizatori që kishte marrë me qira objektin trekatësh dhe e kishte përshtatur për kazino. Procedohen penalisht 15 shtetas që u kapën në ambientet e kazinosë duke luajtur lojëra fati në makineta dhe në tavolinën e pokerit. Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm...