Tiranë/ Aksident në “Siri Kodra”, qytetari goditet tek vijat e bardha
Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, një qytetar është përplasur nga një automjet në momentin që po kalonte vijat e bardha në kryqëzimin e rrugës “Siri Kodra” me rrugën “Ferit Xhajko”, pranë Dispancerisë. Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, si dhe gjendja shëndetësore e të plagosurit. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa pritet njoftimi zyrtar i policisë për më shumë detaje. gijotina.com/
Burimi:
gijotina.com