Tirana pret eventin europian të regjistrave të biznesit, ministrja Ibrahimaj: Shërbime më të shpejta dhe standarde europiane
Tirana është kthyer për dy ditë në qendër të diskutimeve europiane për biznesin, duke pritur për herë të parë takimet e Grupeve të Punës të EBRA-s, Shoqatës Europiane të Regjistrave të Biznesit. Aktiviteti që zhvillohet deri më 25 mars dhe organizohet nga Qendra Kombëtare e Biznesit, ka mbledhur ekspertë dhe drejtues nga e gjithë Europa për të diskutuar mbi çështje kyçe si transparenca, digjitalizimi dhe ndërveprimi i sistemeve të regjistrimit të bizneseve. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, u ndal te transformimi i bërë në Shqipëri, duke theksuar se sot regjistrimi i biznesit është tërësisht online dhe realizohet brenda 24 orëve. “Sot, Shqipëria ofron një sistem tërësisht të dixhitalizuar për regjistrimin dhe shërbimet e biznesit. Aplikimet kryhen online, proceset janë të shpejta dhe të...
Burimi:
kohajone.com