Tirana nuk është qyteti me më shumë makina për banorë, por kryeson për trafikun

Tirana nuk është qyteti me më shumë makina për banorë, por kryeson për trafikun

foto ilustruese TIRANË- Banorët e qyteteve kryesore të vendit, sidomos në Tiranë e në Durrës, shpenzojnë shumë kohë, por edhe karburant në trafik. Një sondazh i “Monitor” vitin e kaluar, ku pjesa më e madhe e të anketuarve ishin nga kryeqyteti, gjeti se 70% e përdoruesve të makinave shpenzonin më shumë se një orë në trafik çdo ditë. 41% e të anketuarve që deklaruan se ishin përdorues makine thanë se kalonin 1-2 orë në trafik në ditë. 29% thanë se kalonin më shumë se dy orë në automjet pa lëvizur. Numri i mjeteve që qarkullojnë në vend është rritur me shpejtësi vitet e fundit, duke kaluar në 2025-n për herë të parë shifrën e 1 milionë (1,047,427), ku mbi 80% e tyre janë autovetura. Në...