“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”, ish-sekretari i KiE komunikon me Epstein pas vizitës në Shqipëri
Mes 3 milionë materialeve te reja që i përkasin dosjes Epstein të publikuara 1 ditë në parë nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë është edhe një ku përmendet Shqipëria. Në faqen e Departamentit të Drejtësisë rezulton edhe një E-maili që ish-Sekretari i Përgjithshëm i KiE, Thorbjørn Jagland, i shkroi Epsteinit pas vizitës së tij në Shqipëri, në vitin 2012. Në dokumentin që mban datën 25.5. 2012 Jagland shkruan: “Jeffrey, jo, nuk kam telefonuar ende. Kam qenë në Tiranë (Shqipëri), vajza të mrekullueshme. Do të shkoj në Jordani, Palestinë dhe Izrael. Kthehem të enjten”. Departamenti i Drejtësisë publikoi të premten shumë të dhëna të tjera nga dosjet hetimore mbi Jeffrey Epstein, duke rinisur zbulimet sipas një ligji që synon të zbulojë atë që qeveria dinte rreth abuzimit...
Burimi:
ntv.al