Thirrja nga protesta e qytetarëve: Në 4 Korrik, e gjithë diaspora këtu
Mbahet sot Tiranë protesta qytetare, për të 24 ditë. Grumbullimi i qytetarëve ka nisur si çdo ditë në sheshin Skënderbej, e më pas kanë marshuar drejt Kryeministrisë. Aty kanë nisur thirrjet dhe fjalimet ku mes të tjerash kërkohet dorëheqja e qeverisë dhe qeveri teknike jo më pak se 12 muaj. Ndërkohë kanë njoftuar se në 4 Korrik, diaspora do të bashkohet në protestë. Kërkesat e plota të protestuesve lexuar para Kryeministrisë: Dorëheqjen e panegociueshme të Kryeministrit dhe të qeverisë. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor. Ndryshime Kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e saj me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: Ndryshimin e Kodit Zgjedhor; Ndryshimin e ligjit për financimin e...
Burimi:
opinion.al