“The Edi Rama Files”/ Organizata “Progressive International” publikon dosjen për kryeministrin shqiptar: Pretendime…
Një organizatë ndërkombëtare me ndikim në qarqet progresiste, Progressive International, ka publikuar dosjen “The Edi Rama Files“, një material voluminoz që përmbledh dokumente, vendime të institucioneve shqiptare dhe referenca nga hetimet e SPAK-ut, duke ngritur pretendime se projektet më të mëdha të zhvillimit në Shqipëri janë ndërtuar mbi një sistem lejesh, statusesh të investitorëve strategjikë dhe vendimesh të firmosura nga kryeministri Edi Rama. Publikimi është bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i organizatës, David Adler, i cili në një reagim në rrjetin X e cilëson dosjen si “shpërthyese”, duke pretenduar se ajo e vendos kryeministrin shqiptar në qendër të një rrjeti të gjerë të pasurive të paluajtshme, që shtrihet nga bregdeti deri në zemër të Tiranës. “Vetëm javën e kaluar isha në Tiranë për të mbështetur...
Burimi:
sot.com.al