‘Territorialja’ dëgjesë me qytetarët në Durrës/ Mazniku: Integrimin në BE duhet ta ndjejnë të gjitha zonat. Boçi: Duhet të ndryshojë modeli qeverisës
Edhe qytetarët e Durrësit e shohin me dyshim reformën e re administrative-territoriale, që po bëhet nga politika. Shqetësimi kryesor i qytetarëve në Qarkun e Durrësit nuk janë vetëm shërbimet, por edhe problemi me pronat. Në dëgjesën e komisionit nuk munguan edhe banorët, që preken nga projekti TID. Bashkëkryetari socialist i reformës, Arbjan Mazniku, kërkoi gjetjen e një ekuilibri, pasi sipas tij, qëllimi final është i njëjti për të gjithë qytetarët në vend, integrimi në Bashkimin Europian. “Duhet ti mbajmë sytë në një objektiv kombëtar, integrimi në BE. Ky është një objektiv i cili teksa ka negociata kombëtare dhe teksa Shqipëria shkon në BE të mirën e integrimit në BE duhet ta ndiejë paralelisht edhe Shijaku dhe Fushë-Kruja edhe Durrësi, duke pasur kapacitete që të ushtrojnë...
Burimi:
top-channel.tv