Tentuan të transportonin kokainë të fshehur në thasë me kafe, dënohen tre shqiptarë në Zvicër

Tentuan të transportonin kokainë të fshehur në thasë me kafe, dënohen tre shqiptarë në Zvicër

Tre shqiptarë janë dënuar me nga 15 vite burg secili nga Gjykata Penale e Kantonit Basel-Landschaft, në Zvicër. Sipas mediave vendase, të dënuarit, të moshave 31, 32 dhe 34 vjeç, kishin tentuar në pranverën e vitit 2022 të transportonin një kontejner me rreth gjysmë ton kokainë, e fshehur në thasë me kafe. Hetimet treguan se droga ishte transportuar drejt Zvicrës dhe se ata kishin thurur plane për ta marrë dhe për ta zhvendosur ngarkesën. Ata tentuan disa herë të lokalizonin kontejnerin në ambientet e kompanisë së transportit Swiss Terminal në Frenkendorf, por pa arritur ta gjenin. Ngarkesa u zbulua më vonë në fabrikën e Nespresso-s në Romont, çka çoi në identifikimin dhe arrestimin e tyre. Gjykata i shpalli fajtorë për trafik ndërkombëtar droge dhe vendosi...