Tentoi të vriste me armë zjarri personazhin e njohur shqiptar të TikTok-ut, arrestohet 23-vjeçari
Një 23-vjeçar i shpallur në kërkim për atentatin ndaj personazhit të njohur në TikTok, Fabion Kuçi, i njohur si “Gucci”, ka rënë në prangat e policisë pas një operacioni të zhvilluar në Tiranë. Në kuadër të operacionit të koduar “Akuza”, uniformat blu arrestuan Florian Brahajn, ndaj të cilit rëndon akuza për “Vrasje me paramendim”, mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim. Ngjarja për të cilën akuzohet 23-vjeçari ka ndodhur më 15 dhjetor të vitit të kaluar, në lagjen nr. 9 të Durrësit. Sipas hetimeve, Brahaj, së bashku me tre persona të tjerë tentuan të vrasin me armë zjarri në ambientet e një lokalit ku ndodhej Fabion Kuçi duke hapur zjarr në drejtim të tij. Policia bëri me dije se arrestimi i Brahajt u realizua falë...
Burimi:
top-channel.tv