Tentoi të vriste me armë zjarri një 31-vjeçar, kapet në flagrancë 38-vjeçari në Kavajë
Kavajë Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë parandaloi përshkallëzimin e konfliktit me armë zjarri. Kapet në flagrancë gjatë konfliktit me armë zjarri dhe vihet në pranga një 31-vjeçar, i cili tentoi të vriste me armë zjarri një 38-vjeçar. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit kallashnikov me municion luftarak. Procedohet penalisht dhe shtetasi tjetër i përfshirë në konflikt. Pas marrjes së informacionit në rrugë operative se në zonën e Spillesë, Rrogozhinë, po ndodhte një konflikt, shërbimet e Policisë u organizuan dhe ndërhynë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe të koordinuara të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe Postës së Policisë Rrogozhinë, u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit E. H. Në...
Burimi:
sot.com.al