Tentoi të bëhej gjyqtare, KLGJ refuzon motrën e Belinda Ballukut, ja si dështoi tentativa e ish-zv/ kryeministres…

Tentoi të bëhej gjyqtare, KLGJ refuzon motrën e Belinda Ballukut, ja si dështoi tentativa e ish-zv/ kryeministres…

Këshilli i Lartë Gjyqësor (KLGJ) ka rrëzuar kërkesën e Pamela Qirkos, ish-anëtare dhe ish-kryetare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), e cila synonte të emërohej si gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm. Pamela Qirko, e njohur në publik edhe si motra e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ishte pjesë e listës prej 10 juristësh të institucioneve të vetingut që kishin aplikuar për t’u futur në sistemin e gjykatave të Apelit pas përfundimit të mandatit të tyre kushtetues. Në mbledhjen plenare të zhvilluar këtë të premte, Këshilli mori vendimin për rrëzimin e kërkesës së saj, duke mos i dhënë dritën jeshile për të veshur togën e zezë në shkallën e dytë të gjyqësorit. Pra me këtë vendim, ka dështuar edhe tentativa e ish-zv/kryeministres Belinda...