Tensionet para Kuvendit/ Hidhet ujë dhe gaz lotësjellës, protestuesit i kundërpërgjigjem me vezë
Vijojnë tensionet në protestën para Kuvendit dhe përplasjet mes qytetarëve dhe forcave të policisë. Siç shihet edhe në foton e mësipërme, një protestuese është larguar me forcë nga rruga pranë xhamisë së Namazgjasë. Ndërkohë pranë protestuesve është afruar edhe një autobot uji, i cili ka hedhur ujë me presion drejt turmës pasi është tentuar të çahet kordoni i policisë. Forcat e policisë kanë përdorur edhe spraj me piper dhe gaz lotsjellës. Ndryshe nga protestat e tjera, ditën e sotme ka numër të shtuar të forcave të policisë dhe zgjerim të perimetrit të sigurisë. Ndërkohë raportohet se deputetët kanë nisur të futen në Kuvend për seancën e radhës plenare. Ndërkohë në protestë vijojnë thirrjet kundër qeverisë dhe të gjithë klasës politike.
Burimi:
sot.com.al