Tensionet në protestën para Kuvendit/ Blushi shkresë zyrtare Lamallarit dhe Hitës: Jepni llogari për dhunën çnjerëzore
Tedi Blushi i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Ministrit të Brendshëm, Besford Lamallari, dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, duke kërkuar informacion të detajuar dhe llogaridhënie lidhur me ndërhyrjen e policisë gjatë protestës së zhvilluar më 23 korrik para Kuvendit të Shqipërisë. Në shkresën zyrtare, Blushi shpreh shqetësimin për atë që e cilëson si përdorim të “dhunës së pajustifikuar” ndaj protestuesve paqësorë, duke argumentuar se pamjet e publikuara dhe dëshmitë e qytetarëve ngrenë dyshime për shkelje të standardeve kushtetuese, ligjore dhe ndërkombëtare mbi përdorimin e forcës nga Policia e Shtetit. Deputeti kërkon sqarime për planin operacional të policisë, zinxhirin komandues që urdhëroi ndërhyrjen, numrin e efektivëve të angazhuar, si dhe bazën ligjore mbi të cilën u përdor forca ndaj protestuesve....
Burimi:
sot.com.al