Tensionet mes punonjësve dhe firmave që operojnë në Aeroportin e Vlorës, sot dita e tretë e protestës, si paraqitet situata

Tensionet mes punonjësve dhe firmave që operojnë në Aeroportin e Vlorës, sot dita e tretë e protestës, si paraqitet situata

Në ditën e tretë të protestës për hyrjen dhe vijimin e punimeve në aeroportin e Vlorës, situata sot është paraqitur më e qetë. Korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi bën me dije se ka pasur më pak punëtorë të pranishëm, ndërsa përfaqësues të kompanisë Mabco kanë kërkuar ndërhyrjen e qeverisë për të mundësuar hyrjen në kantier dhe vijimin e punimeve, me qëllim përfundimin e projektit të aeroportit të Vlorës. Ndërkohë, forcat e policisë kanë qenë të pranishme në hyrje të kantierit për të garantuar qetësinë dhe mbarëvajtjen e situatës, e cila në këtë ditë të tretë të protestës është zhvilluar pa tensione. Top Channel