Tensione te protesta, policia shoqëron me forcë aktivistin Edison Lika

Tensione te protesta, policia shoqëron me forcë aktivistin Edison Lika

Protesta para Kuvendit të Shqipërisë është shoqëruar me momente të reja tensioni, pasi policia ka shoqëruar me forcë aktivistin Edison Lika, një nga zërat më të njohur të lëvizjes qytetare që prej rreth dy muajsh organizon protesta kundër qeverisë. Pamjet e publikuara nga vendngjarja tregojnë efektivët e Policisë së Shtetit duke e tërhequr me forcë Likën dhe më pas duke e shoqëruar drejt një automjeti policor. Gjatë ndërhyrjes, qytetarët e pranishëm kanë reaguar me thirrje ndaj efektivëve, duke pretenduar se aktivisti po trajtohej me dhunë. Gjithashtu një efektiv i ka marrë telefonin celular Likës gjatë momentit të shoqërimit. Ngjarja ka ndodhur në mes të protestës që po zhvillohet para Parlamentit, ku demonstruesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe kanë protestuar kundër politikave të...