“Tenderi për avionët zjarrfikës”/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Çështja gjyqësore e kompanisë në Spanjë është në shqyrtim!
Ministria e Mbrojtjes ka reaguar ndaj akuzave të Partisë Demokratike dhe raportimeve në media për procedurën e prokurimit të tre avionëve për shuarjen e zjarreve. Institucioni i ka cilësuar pretendimet si të pavërteta, duke theksuar se tenderi është zhvilluar në përputhje të plotë me legjislacionin shqiptar për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Sipas Ministrisë, procedura ka qenë konkurruese dhe në garë kanë marrë pjesë dy operatorë ekonomikë. Kompania fituese është shpallur fituese pasi ka paraqitur ofertën me çmimin më të ulët. Ndërsa operatori tjetër është skualifikuar për mosplotësim të kritereve ligjore, ekonomike dhe teknike. Ministria ka hedhur poshtë edhe pretendimet se kompania fituese ndodhet nën ndalim për të kontraktuar me administratat publike. Sipas saj, kompania Aviation Trade Europe S.L. ka paraqitur certifikatën e...
Burimi:
gijotina.com