Tenderi 4,1 milionë euro i ujësjellësit, SPAK çon për gjykim ish-kryebashkiakun e Memaliajt, Gjolek Guci
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë (GJKKO) dosjen penale për tenderin e ujësjellësit rajonal të Memaliajt, duke vënë nën akuzë ish-kryetarin socialist të Bashkisë Memaliaj, Gjolek Guci, si dhe tre persona të tjerë. Përveç Gucit, SPAK ka dërguar për gjykim edhe Edmonda Harizin, ish-nënkryetare e Bashkisë Memaliaj, Feta Hoxhën, ish-drejtor i Shërbimeve Publike, si dhe Bersant Yllin, administrator i subjektit “Bersant Ylli”. Të katërt akuzohen për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim. Bëhet fjalë për një tender të vitit 2021, me fond limit 4.1 milionë euro dhe me kohëzgjatje kontratë 24 mujore. Tenderi është fituar nga kompanite “KEG” sh.p.k dhe “ED...
Burimi:
argjiroja.net