Tenderët, APP: Zyrtarët e ngarkuar me këtë përgjegjësi duhet të certifikohen, të hyjnë në test

Tenderët, APP: Zyrtarët e ngarkuar me këtë përgjegjësi duhet të certifikohen, të hyjnë në test

Agjencia e Prokurimit Publik i ka bërë thirrje institucioneve që personat e ngarkuar pranë tyre me çështjet e prokurimit publik duhet të testohen dhe të marrin certifikatën për njohuritë bazë ose në të kundërt nuk do të mund ta ushtrojnë këtë detyrë. Në një njoftim të saj APP jep detajet lidhur me përcaktimet ligjore s ai takon këtij detyrimi si dhe hapave që duhet të ndërmerren. “Sjellim në vëmendje se bazuar në nenin 75/1 të VKM-së 285/2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar si dhe Udhëzimit të përbashkët “Për përcaktimin e procedurave dhe kritereve për organizimin e trajnimeve, testimeve dhe dhënien e certifikatave në fushën e prokurimit publik”, i ndryshuar, përcaktojnë detyrimin e personave përgjegjës apo zyrtarëve të strukturave përgjegjëse të prokurimit...