Tenderat e oksigjenit/ Sekuestrimi i telefonit nga SPAK, Kushtetuesja dërgon çështjen e Vladimirov në Gjykatën e Lartë
Gjykata e Lartë do të shqyrtojë sërish çështjen e Vladimir Vladimirov, administrator i një prej shoqërive nën hetim nga SPAK për tenderat e oksigjenit mjekësor. Vendimi është dhënë nga Gjykata Kushtetuese raporton gazetarja Anila Hoxha, e cila bën me dije se gjykata ka pranuar pjesërisht kërkesën e tij dhe ka shfuqizuar vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatë së Lartë dhe ka dërguar çështjen për shqyrtim në Gjykatën e Lartë. Vladimirov është një nga personat e hetuar nga Prokuroria e Posaçme në një dosje të hapur që prej vitit 2021. Pas kontrolleve të SPAK dhe sekuestrimit të telefonit të tij, ai iu drejtua Gjykatës Kushtetuese duke pretenduar se i janë cenuar të dhënat personale. Siç ka raportuar më herët gazetarja, në kërkesën e tij, Vladimirov ka...
Burimi:
sot.com.al