Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në…/ Mësoni parashikimin e motit, për ditën e nesërme
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime përgjatë vijës bregdetare dhe zhvillim të vranësirave në orët e mesditës deri ato të pasdites në pjesnë tjetër të vendit. Në orët e pasdites përgjatë relieveve malore të vendit reshje lokale shiu me intensitet të ulët, në zonën e Alpeve reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 34 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 15 gradë celcius. Era do të fryjë me drejtim kryesor veriperëndim-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi deri në 10m/s.
Burimi:
sot.com.al