Temperaturat e larta, mjekja: I nxehti mbi 40 gradë ndikon në tru e zemër, gabimi që bëjmë me ilaçet e tensionit
Vala e të nxehtit ekstrem që ka përfshirë mbarë Europën, nga rajoni i Mesdheut e deri në vendet e Europës Veriore si Gjermania, po sjell pasoja të rënda për shëndetin e qytetarëve. Në një intervistë për News24, mjekja shqiptare në Gjermani, Dr. Aurora Dollenberg, ka dhënë një alarm mbi situatën klinike, duke zbuluar se temperaturat që po shënojnë mbi 40 gradë në diell kanë shkaktuar një rritje drastike të urgjencave, të shtrimeve në spital dhe për fat të keq, edhe të mortalitetit. Dr. Dollenberg shpjegoi se vendet veriore po përballen edhe me një krizë kryesore infrastrukture, pasi shtëpitë dhe institucionet janë të ndërtuara për të ngrohur gjatë dimrit të gjatë dhe nuk kanë sisteme efikase ftohjeje për të përballuar javë të tëra me vapë përvëluese....
Burimi:
gijotina.com