TEMPERATURAT E LARTA MBUSHIN SPITALET
Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin gjatë ditëve të fundit kanë sjellë një rritje të ndjeshme të rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore. Vetëm në 24 orët e fundit, mbi 400 pacientë janë paraqitur në Urgjencën Polivalente të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT). Sipas mjekëve, fluksi i pacientëve është rritur ndjeshëm për shkak të temperaturave ekstreme, ndërsa rastet më të shpeshta lidhen me problematika kardiake, por edhe me intoksikacione nga alkooli dhe ushqimi. Specialistët paralajmërojnë se vala e të nxehtit mund të përkeqësojë gjendjen e personave që vuajnë nga sëmundje kronike, ndaj u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë orëve të pikut. “Temperaturat e larta mund të përkeqësojnë gjendjen shëndetësore të pacientëve me sëmundje kronike. U bëjmë thirrje qytetarëve të...
Burimi:
ntv.al