Të shtënat me armë në Shkodër/ Barush Bregu iku “nën hundën” e policisë, nuk i ndaloi patrullës dhe qëlloi në ajër, 2 në pranga
barush bregu SHKODËR- Një ngjarje me armë zjarri tronditi pasditen e djeshme lagjen “Guerrile” në Shkodër, kur një 40-vjeçar qëlloi me pistoletë në ajër për të kanosur punonjësit e Policisë gjatë një ndjekjeje të automjetit. Gjatë patrullimit në këtë zonë, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, automjetit që nga hetimet rezultoi se e drejtonte 43-vjeçari Ervis Baba dhe kishte pasagjer një të mitur dhe Barush Bregun. Shoferi nuk i është bindur policisë dhe ka tentuar të largohet, ndërsa gjatë ndjekjes, Bregu ka zbritur nga automjeti për t'u arratisur dhe ka qëllurar me armë zjarri ajër, me qëllim kanosjen e punonjësve të Policisë. Si pasojë e veprimeve të shpejta të Policisë, u arrestuan në flagrancë shtetasi Ervis Baba 43-vjeç dhe një 17-vjeçar që ndodhej në automjet,...
Burimi:
zeri.ai