Të shtënat armë në jahtin luksoz, ndalohet biznesmeni Astrit Gjonpalaj dhe miku i tij shqiptaro-amerikan

Të shtënat armë në jahtin luksoz, ndalohet biznesmeni Astrit Gjonpalaj dhe miku i tij shqiptaro-amerikan

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në bordin e një jahti luksoz, në zonën bregdetare të Palasës. Pas sinjalizimit, Policia Kufitare, në bashkëpunim me forcat speciale “Delta Force”, organizoi një operacion që çoi në bllokimin e mjetit lundrues dhe ndalimin e personave të dyshuar si të përfshirë në incident. Mësohet se mes të shoqëruarve ndodhen Astrit Gjonpalaj, ish-efektiv i Policisë së Shtetit dhe aktualisht biznesmen, pronar i kompanisë së udhëtimeve “Globus Travel”, si dhe shqiptaro-amerikani Astrit Meta. Dyshohet se të dy të kenë qenë në bordin e jahtit në momentin kur ndodhi incidenti. Pas të shtënave, ata dyshohet se janë larguar me një gomone drejt bregut, por janë lokalizuar dhe ndaluar nga forcat e policisë sapo kanë zbritur në tokë. Ndërkohë, grupi hetimor po...