Të shtëna me armë zjarri në zonën e Saukut, plagoset një shtetas turk

Të shtëna me armë zjarri në zonën e Saukut, plagoset një shtetas turk

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në zonën e Saukut në Tiranë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton se ngjarja ka ndodhur brenda një lokali, ku i plagosur ka mbetur një shtetas turk. Paraprakisht dyshohet se edhe autori është me origjinë nga Turqia. “Më datë 09.03.2026, rreth orës 19:25, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi i huaj turk H. U, 39 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në një lokal në Sauk. 39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit“-njofton policia.     Top Channel