“Të shfuqizohet arresti me burg”! Kushtetuesja kalon në seancë çështjen ndaj Veliajt
Erion Veliaj TIRANË-Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të kalojë për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh, çështjen ndaj Erion Veliajt, i cili ka kërkuar lirimin nga paraburgimi, duke shfuqizuar masën e “arrestit me burg”. Vendimi është marrë nga Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Në nëntor të 2025, Erion Veliaj dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për shfuqizimin e vendimit arrest me burg ndaj funksionarit publik. Sipas kërkesës, masa e 'arrestit me burg' është anti-Kushtetuese. Avokatët e Veliajt kërkuan shfuqizimin e vendimeve të Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, të Apelit të Posaçëm dhe të Gjykatës së Lartë, të cilat e kanë lënë në fuqi këtë masë sigurie. Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese pranoi ankimimin e Erion Veliajt për shkarkimin e tij nga post i kryebashkiakut të Tiranës. Veliaj ndodhet në qeli që...
Burimi:
zeri.ai