Të rinj pa eksperiencë dhe me armë, ekspertët e sigurisë sugjerojnë që policët të trajnohen më mirë për reagimin në çdo situatë
Një punonjës i patrullës së përgjithshme të policisë në Kuçovë mbeti i plagosur mbrëmjen e së hënës, teksa ishte duke shoqëruar në komisariat një të dyshuar. Ngjarja është ende nën hetim për të zbuluar shkaqet e saj dhe nëse janë zbatuar gjithë protokollet e sigurisë nga uniformat blu. Kjo situatë sjell edhe një herë në vëmendje rrezikun me të cilin përballen policët gjatë ushtrimit të detyrës, sidomos kur janë të rinj dhe pa eksperiencë. Pak ditë më parë, dy efektivëve të policisë së Durrësit iu rrezikua seriozisht jeta, teksa një i dehur dhe pa patentë u përplas qëllimisht me makinën e tyre, çka reflekton sërish pasigurinë e uniformave në rrugë. Ekspertët sugjerojnë trajnime për policët, që të jenë të aftë të parandalojnë përballje të rrezikshme....
Burimi:
top-channel.tv