“Të përshpejtohet hetimi”/ Xhaxhai i Aleks Nikës del nga SPAK: Bëj fajtor PD-në dhe Berishën

“Të përshpejtohet hetimi”/ Xhaxhai i Aleks Nikës del nga SPAK: Bëj fajtor PD-në dhe Berishën

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, një nga protestuesit e vrarë gjatë ngjarjeve të 21 Janarit 2011, ka folur për mediat pas daljes nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), ku u takua me prokurorin që po heton çështjen. Nika kërkoi përshpejtimin e hetimeve, duke theksuar se dëshmitarët ndodhen nën presion dhe frikë. “Kërkojmë që hetimi për 21 Janarin të përshpejtohet. Dëshmitarët kanë presion dhe frikë,” u shpreh ai. Sipas tij, familjarët e viktimave nuk kërkojnë drejtësi nga qeveria, por nga SPAK. “Nuk kërkojmë drejtësi nga qeveria, por nga SPAK. Kam bindjen se kjo çështje do të mbyllet pozitivisht dhe gjykata do të dënojë vrasësit, dhunuesit dhe manipuluesit e çështjes,” tha Nika, duke shtuar se përgjegjësia nis që nga Gjykata e Lartë, e cila sipas tij ka...