“Të kërkosh rrugë në 2026, fatkeqësi kombëtare”/ Banorët e Thumanës protestë, Aulon Kalaja: Do të jetë një betejë …

“Të kërkosh rrugë në 2026, fatkeqësi kombëtare”/ Banorët e Thumanës protestë, Aulon Kalaja: Do të jetë një betejë …

Banorë të fshatrave të njësisë Thumanë, sot për të katërtën herë radhazi, protestuan pranë nënkalimit të autostradës Thumanë-Kashar. Shkatërrimi i rrugës së Gramzës nga automjetet të cilat devijojnë këtë aks të autostradës, dhe mosinteresi i ARRSh dhe bashkisë Krujë në investimin e kësaj rruge prej rreth 500 metrash, detyron banorët e zonës të bllokojnë rrugën në shenjë proteste. Aulon Kalaja ka deklaruar se edhe pse u bë e katërta herë që protestohet ende nuk ka një reagim nga institucionet, ndërsa paralajmëroi kallëzime sa i përket situatës. “Kjo është protesta e 4 dhe nuk ka reagim nga institucionet. Banorët vendosën të nënshkruajnë një peticion drejtuar institucioneve përgjegjëse. Të kërkosh rrugë në 2026 është fatkeqësi kombëtare, kjo ndodh në disa fshatra. Sa herë kemi protestë hedhin një...