Të droguar në timon/ Policia kap 3 persona në Durrës duke ngarë makinën nën efektin e lëndëve narkotike

Të droguar në timon/ Policia kap 3 persona në Durrës duke ngarë makinën nën efektin e lëndëve narkotike

Tre persona janë kapur në Durrës gjatë janarit dhe shkurtit duke drejtuar makinën nën efektin e lëndëve narkotike. Sipas të dhënave të Policisë së Durrësit, rasti më i fundit ndodhi në fund të shkurtit kur një 23 vjeçar u kap duke i dhënë makinës pa rrip sigurimi në aksin Tiranë Durrës. Gjatë kontrollit të policisë, i riu me inicialet A.T. u nervozua dhe shfaqi sjellje të dyshimta. Policia përdori aparatin që teston përdorimin e drogës tek njeriu dhe testi e nxorri pozitiv për konsum të lëndës narkotike. Ai u arrestua, ndërsa materialet në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Durrësit. Në bazë të këtyre të dhënave, Policia Rrugore apelon që drejtuesit të mos ulen në timon nën efektin e alkoolit apo lëndëve narkotike. Njoftimi...